Lajme

Stoltenberg u jep përgjigje ‘serbëve’ për bombardimet e NATO-së në Kosovë

03/26/2019 16:28
nga:A. R.

Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 nuk ishte e drejtuar kundër popullit të Jugosllavisë, por roli i saj ishte të mbrojë civilët në rajon, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne mund të shkojmë më tej dhe kjo është ajo që NATO dhe Serbia po bëjnë sot si partnerë”, tha Stoltenberg për Tanjug.

Bombardimet kundër Serbisë, të cilat i dhanë fund regjimit gjakatar të Sllobodan Millosheviqit, zgjatën 78 dhe aty morën pjesë 19 vende të Aleancës Veri-atlantike.

Së fundmi zërat kritik për ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë, ishin shtuar. Madje akt të qëllimshëm gjenocidial ndaj serbëve, këtë ndërhyrje e  kishte quajtur edhe zëvendësministrja e Drejtësisë,  Vesnka Mikic.

Pas deklarimeve të saj, ajo u shkarkua nga kryeministri Ramush Haradinaj.

11/25/2019 12:26

Kraja letër të ashpër Akademisë suedeze: Duke e mbrojtur Handken, ju e mbroni Millosheviqin dhe gjenocidin