Sporti

Steve Nash trajner i Brooklyn Nets

09/03/2020 18:47
nga:M K

Legjendari Steve Nash është trajner i ri i Brooklyn Nets.

Ish-plejmekeri i njohur në NBA, zyrtarizoi sot marrëveshjen katër vjeçare me klubin nga “Barclays Center”, përcjell GazetaBlic.

Jacque Vaughn ndërkaq, do të jetë ndihmës-trajneri tij, njëherit më i paguari i ligës.

Gjatë tërë javës, menaxheri Sean Marks dhe kreu i Nets, Joe Tsai u munduan që ta bindin atë të pranojë kushtet e ofruara, me çka në fund ia arritën qëllimit.

Nash, më parë ka qenë këshilltar te Golden State Warriors, ku ka bashkëpunuar me yllin Kevin Durant, të cilin do ta udhëheq tash, bashkë me yllin tjetër, Kyrie Irving.

Kujtojmë se Nets këtë edicion të “Play Offit” u eliminuan nga kampioni aktual, Toronto Raptors, 4-0 në seri.

/GazetaBlic/

09/19/2020 12:02

FIBA shpalos detajet për kualifikueset për Kupën e Botës, “preket” edhe Kosova