Sporti

Sterling në radarin e Real Madrid

01/13/2018 10:31
nga:Y.K

Sterling ka rënë në radarin e Realit. Ai shihet si pasardhës i Bale dhe raportohet se tashmë kanë nisur bisedimet mes dy klubeve.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është në bisedime me Manchester Cityn për transferimin e mundhshëm të Raheem Sterling, raporton Don Balon.

Sterling ka përmirësuar shumë lojën e tij nën urdhëratë e trajnerit, Pep Guardiola.

Kjo formë e mirë ka shtyrë Perezin që të mendojë për ta transferuar në Bernabeu, që e sheh si një pasardhës të Gareth Bale, uellsiani me shumë mundësi po luan sezonin e fundit në Spanjë.

 

 

07/16/2018 22:33

Reali nuk do ta transferojë Neymarin për shkak të Marcelos