Sporti

Sterling: Ky ishte plani im dhe i Sanchos për takimin ndaj Kosovës

09/11/2019 19:06
nga:Lorik J

Jadon Sancho shënoi dy golat e tij të parë në Angli – me një ndihmë të vogël nga Raheem Sterling pas një plani një natë më parë.

Jadon Sancho shijoi një natë të paharrueshme ndërsa Anglia mundi Kosovën 5-3 në St Mary’s – por Sterling zbulon se Sancho i ka kërkuar atij ta ndihmojë për të shënuar, raporton GazetaBlic.

“Jadon ishte në dhomën time në orën 10:30 natën e kaluar dhe më kërkoi t’i ndihmojë që ai të shënonte,” tha Sterling.

“Ai është një djalë i mirë. Ai bën një punë të palodhur. Ne po bëjmë përparim të mirë, por patjetër që ka gjëra që na duhen të ndryshojmë – nuk duhet t’i ‘falim’ golat kundërshtarëve”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/