Sporti

Stefano Pioli: “Një Milan jo i mirë”

01/25/2020 08:16
nga:M K

Milani ka shënuar fitore minimale por tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Brescias, për të arkëtuar tri pikë të vlefshme në luftë për pozitën e katërt.

“Kuq e zinjtë” me këtë fitore janë shtatë pikë larg Romës që pozicionohet e katërta në renditjen tabelare, që gjithashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar, por gjallorosët këtë javë do ta luajnë derbin e kryeqytetit përballë Lazios, andaj kampionët e 18’fishtë ende shpresojnë për kompeticionin ku mungojnë tash e tetë vite, përcjellë GazetaBlic.

Gjithsesi, rikthehemi te Rossonerët, aty ku trajneri Pioli duket se nuk është ndarë i kënaqur me lojën, përkundër faktit se djelmoshat e tij triumfuan në një stadium të papërshtatshëm.

“Ai nuk ishte një Milan i mirë. Fituam, por treguam pak. Ne mund të luajmë shumë më mirë, të jemi më atraktivë dhe më konkretë. Shto këtu faktin se kemi bërë shumë gabime, sidomos në pasime, andaj duhet t’i përmirësojmë. Rezultatet e fundit janë të pëlqyeshme për të gjithë, porse duhet të vazhdojmë sigurt përpara”, tha ndër të tjera Pioli.

/GazetaBlic/

07/07/2020 23:45

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar