Lajme

Statovci pas PDK dorëzoi 16 ligje në Kushtetuese- E pajustifikueshme, ashtu si dhe vet pasuria e tyre!

12/13/2024 18:09
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga partia ‘Guxo’, Jeta Statovci, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pasi PDK-ja dërgoi në Gjykatën Kushtetuese 16 ligje.

Statovci ka thënë se dërgimi i këtyre ligjeve është e “e pajustifikueshme, ashtu si dhe vet pasuria e tyre”

“Dërgimi në kushtetuese i ligjeve si LIGJI PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM SHËNDETËSOR; LIGJI PËR BYRONË E KONFISKIMIT TË PASURISË SË PAJUSTIFIKUESHME; LIGJI PËR BANIMIN SOCIAL DHE TË PËRBALLUESHËM si dhe ligjet kryesore për anëtarsimin e Kosovës në SEPA, etj, është po aq e pajustifikueshme sa edhe vet pasuria e tyre që klasifikohet si e tillë – e krijuar në kushte të sundimit të dobët të ligjit nga e kaluara, dhe gjatë një tranzicioni të shfrytëzuar për interesa grupore” shkruan Statovci në Facebook raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

E pajustifikueshme, ashtu si dhe vet pasuria e tyre.

Dërgimi në kushtetuese i ligjeve si LIGJI PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM SHËNDETËSOR; LIGJI PËR BYRONË E KONFISKIMIT TË PASURISË SË PAJUSTIFIKUESHME; LIGJI PËR BANIMIN SOCIAL DHE TË PËRBALLUESHËM si dhe ligjet kryesore për anëtarsimin e Kosovës në SEPA, etj, është po aq e pajustifikueshme sa edhe vet pasuria e tyre që klasifikohet si e tillë – e krijuar në kushte të sundimit të dobët të ligjit nga e kaluara, dhe gjatë një tranzicioni të shfrytëzuar për interesa grupore.

Qytetarët po ju shohin!