Deputetja e Partisë ‘Guxo’, Jeta Statovci, ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren për dhunën në familje me bazë gjinore, parandalimin dhe pasojat.
Statovci ka theksuar se ‘dhuna në familje nuk duhet trajtuar si raste private, por si një çështje e rëndësishme e sigurisë publike dhe mirëqenies shoqërore’ .
Ajo në fund ka ndarë edhe një mesazh sensibilizues, ‘Të bashkuar kundër dhunës- Mjaft’ tha deputetja Statovci në fjalën para të pranishmëve raporton “Gazeta Blic”
Postimi i plotë:
TË BASHKUAR KUNDËR DHUNËS – MJAFT!
Bashkëbisedim me nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, për dhunën në familje me bazë gjinore, parandalimin dhe pasojat.
“dhuna në familje nuk duhet trajtuar si raste private, por si një çështje e rëndësishme e sigurisë publike dhe mirëqenies shoqërore”