Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamble Komunale në Prishtinë nga Guxo, së bashku me kandidatin për kryetar të Prishtinës Hajrulla Çekun, kanë marrë pjesë në tubimin e organizuar nga kandidati për asambleist Bekim Halimi, raporton GazetaBlic.
Statovci tha se Bekim Halimi kishte lënë Londrën për të marrë mjesë në luftën e UÇK-së për liri, ku thotë se tani po e lë Londrën edhe një herë por tani për të ndryshuar Prishtinën.
Postimi i plotë:
Kënaqësi që bashkë me kandidatin për Kryetar të Prishtinës Hajrulla Çekun, në kuadër të bashkëpunimit GUXO-LVV, morrëm pjesë në tubimin e organizuar nga kandidati për asambleist Bekim Halimi 14 ✅.
Bekim Halimi kishte lënë Londrën për të marrë pjesë në luftën e UÇK-së për liri, tash po e lë Londrën edhe një herë; këtë radhë për të ndryshuar Prishtinën.
Bashkë guxojmë për Prishtinën tonë me 12 tetor!
Hajrulla Çeku
Jeta Statovci
GUXO 118
Bekim Halimi 14


