Euro2024

Statistikat në ndeshjet direkte, Italia e ‘frikshme’ në raport me Shqipërinë

06/15/2024 13:38
nga:Mergim Rreci

Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, Shqipëria do të sfidojë Italinë në “Signal Iduna Park”, stadiumin mitik të Dortmundit.

Kuqezinjtë do ta fillojnë misionin e tyre në ‘Euro 2024’ pikërisht ndaj kampionit momental të Evropës, transmeton GazetaBlic Sport.

Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë brenda stadiumit në përkrahje të djelmoshave kuq e zi, të cilët kërkojnë të surprizojnë ‘Azzurët’ e Luciano Spallettit.

Rekordi i Italisë kundër Shqipërisë është 100%, me dy skuadrat janë takuar katër herë, të gjitha që nga nëntori 2014, dhe Azzurri i ka fituar të gjitha ato ndeshje, duke shënuar shtatë gola dhe duke pranuar vetëm një.

/GazetaBlic Sport/