Lajme

Statistikat në Kosovë: Kjo është grupmosha më e prekur nga koronavirusi

04/09/2020 19:03
nga:Gazeta Blic

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i ka prezantuar disa statistika në lidhje me koronavirusin në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Hoti ka shkruar se deri më sot janë testuar 2570 persona, derisa pozitiv kanë rezultuar vetëm 224 raste.

Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç“, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Hotit:

Disa të dhëna dhe karakteristika rreth Koronavirusit Covid-19 në Kosovë

Deri me datë 8 prill 2020 për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona.

• Pozitiv kanë rezultuar 224 raste (35 prej tyre nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok)
• Të vdekur: 6 persona
• Të shëruar: 37
• Raste aktive 181
• Shkalla e vdekshmerisë: 2.6%
• Të kontaktuar dhe nën mbikëqyrje 3882 raste.
• Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.
• Kategoria që ka pasur më së shumti nevojë për trajtim spitalor janë grupmosha mbi 70 vjeçare.
• Meshkujt janë më shumë të prekur se sa femrat: 54% kundrejt 46%.
• Komuna më e prekur: Malisheva me 66 raste.
• Në tre ditët e fundit ka pasur tendencë të një rritjeje më te theskuar të rasteve pozitive.
• Me këto shifra, Kosova është brenda skenarit të mesëm epidemiologjik për Covid-19

(Të dhënat janë nxjerrë duke analizuar të dhënat nga IKSHPK dhe Klinika Infektive; Përpunoi: fhoti)

#RRINËSHPI
#ASGJËSKAPËRFUNDUAR!

04/08/2020 23:51

Vjen lajmi i mirë: Fundi i prillit, fillimi i majit do e gjejë Shqipërinë të “çliruar” nga covid19