Sporti

Statistikat e Shqipërisë kundër Islandës

06/08/2019 10:43
nga:M K

Shqipëria në orën 15.00 do të zbresë në fushë për ndeshjen e tretë kualifikuese të Euro 2020, atë ndaj Islandës në transfertë.

Me shumë interes pritet debutimi i trajnerit Edi Reja, i cili zëvendëson në këtë pozicion Kristian Panuçin e shkarkuar pas rezultateve dhe paraqitjeve negative. Mirëpo nëse iu hedh një sy statistikave të përballjeve direkte atëherë kuqezinjtë nisin në disavantazh.

2 përballjet e fundit të dy kombëtareve kanë qenë për kualifikueset e Kupës së Botës 2014. Në të dyja ndeshjet Islanda ia ka dalë të triumfojë me rezultatin e njëjtë, 2-1. Ndërkaq, në ndeshje zyrtare fitorja e fundit e kuqezinjve daton në vitin 1991, në kualifikueset për europian.

Ndërkohë, sa i përket renditjes në FIFA, Islanda renditet në vendin e 40, ndërsa kuqezinjtë ne vendin e 62. Megjithatë, Shqipëria mund të shpresojë për një rezultat pozitiv duke parë ecurinë negative të kundërshtarëve në ndeshjet e fundit.

Islanda ka fituar vetëm një nga 17 ndeshjet e fundit, duke humbur 10 dhe barazuar 6. Ndërsa në këto ndeshje ka pësuar të paktën 2 gola për ndeshje.

Nga ana tjetër, edhe Shqipëria nuk ka një raport të mirë me shënimin e golave teksa në ndeshjet jashtë fushe nuk ka shënuar në 5 nga 7 sfidat e fundit.

06/20/2019 16:05

Komuna e Vushtrrisë e bllokon me pagesa KRM “Uniteti”, rrezikohen rrogat e punëtorëve