Sporti

Statistikat e kombëtares së Kosovës në histori të kualifikimeve të rregullta për evropian – Kuptohet, asnjë humbje

06/12/2019 23:54
nga:M K

Kombëtarja e Kosovës për herë të parë po luan në kualifikime të rregullta për kampionatin evropian.

Dhe rezultati mund t’iu duket i pabesueshëm, por është me se i vërtetë, shkruan GazetaBlic.

Kush e ka besuar se në ato momentet e 3 Majit 2016, që vetëm pas tre vitesh, përfaqësuese me përvojë si ato të Malit të Zi e Bullgarisë do të ndiheshin inferiorë ndaj kombëtares më të re në kontinentin e vjetër.

Megjithatë, kur zemra dhe talenti bëhen bashkë, atëherë vështirë se dikush mund t’i thyejë. Ka qenë faqja “Futbolli Kosovar” në rrjetin social “Twitter” që i ka analizuar statistikat e tri ndeshjeve të para që Kosova i ka zhvilluar deri më tani.

Kuptohet, asnjë humbje, dy barazime dhe një fitore, është bilanci i djelmoshave të Bernard Challandes, që sa herë ka grumbullim të kombëtareve në datat e rezervuara nga UEFA, ata po i mbulojnë ballinat botëore të mediave të sportit dhe jo vetëm.

/GazetaBlic/

06/20/2019 15:08

Aksident në Prizren, nuk ka të lënduar