Sporti

Statistikat e jashtëzakonshme të Mbappes në Ligën e Kampionëve

02/12/2019 19:42
nga:Lorik J

Manchester United dhe PSG do të takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet në ‘Old Trafford’ dhe pritet të jetë një sfidë e zjarrtë, shkruan GazetaBlic.

PSG ka shumë mungesa, pasi Neymar, Verratti dhe Cavani nuk do të jenë në dispozicion të Thucel, kurse tek ‘Djajtë e Kuq’ janë të kompletuar për këtë sfidë.

Lojtari kryesor i PSG-së në këtë duel pritet të jetë Kylian Mbappe.

Kylian Mbappe ka startuar në 10 ndeshje në Ligën e Kampionëve në karrierën e tij deri më tani.

Real Madridi është ekipi i vetëm që ai nuk ka shënuar ose asistuar në këto duele.

/GazetaBlic