Sporti

Statistikat e Challandes dhe trajnerit të Gjibraltarit me kombëtaret e tyre

10/10/2019 08:55
nga:Ideal

Sot Kombëtarja e jonë do të zbarkojë në fushën e blertë të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për të zhvilluar takimin miqësor kundër Gjibraltarit.

Dje ‘Dardanët’ zhvilluan seancën e fundit stërvitore para këtij dueli, ku për fat Kosovës i rikthen lojtarët kryesor si, Milot Rashica, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli, shkruan GazetaBlic.

Kombëtarja e Gjilbratarit nga njohësit e futbollit në vend nuk po konsiderohet si shumë problematike, këtë e thonë edhe statistikat që Challandes dhe teknikun i mysafir i kanë arritur me skuadrat e tyre.

Tekniku, zviceran, u emërua trajner i Kosovës me 2 mars të viti 2018 në një kontratë dy vjeçare.

Pra, me 19 mars të viti 2018, Challandes debutoi për herë të parë si trajner i Kosovës për ndeshjet miqësore kundër Madagaskarit dhe Burkina Faso.

Kështu, Bernard Challandes e arriti një ecuri mbresëlënëse si trajner i Kosovës duke i fituar 15 ndeshje radhazi, ndërsa duke e humbur vetëm atë të fundit kundër Anglisë, ndërkaq trajneri i Gjibraltarit ka një rekord zhgënjyes.

Julio Ribas u emërua trajner i Gjibraltarit më 1 korrik të vitit 2018. Gjatë kësaj periudhë në postin e trajnerit, 62-vjeçari s’ka shijuar as fitore e as barazim, pasi që i ka humbur të gjitha gjashtë ndeshjet e zhvilluara.

Nga kjo statistike e thjeshtë, mund ta kuptojmë fare lehtë se Kosova ka potencial më të madh për ta fituar takimin e sotëm.

/GazetaBlic/