Sporti

Statistika shqetësuese të Rashicës, pa gol në 11 ndeshjet e fundit në Bundesligë

05/23/2020 18:43
nga:M K

Herën e fundit i kishte shënuar Bayernit me 14 Dhjetor të vitit të kaluar.

Që atëherë, ylli i kombëtares së Kosovës dhe Werderit nuk ka regjistruar asnjë gol me skuadrën e tij, ani pse sot regjistroi paraqitjen e 11, përcjell GazetaBlic.

Për këtë ka folur edhe trajneri i “gjelbër e bardhëve”, Kohfeld, i cili ka thënë se ka biseduar me ish-anëtarin e Vushtrrisë për këtë çështje, por se pasi mori epitetin e të qenurit baba, ai thotë se beson që Rashica do të kthehet në element.

“Kam folur shumë me Rashicën. E vërtetë është që nuk po përshtatet dhe gjen liri në fushë si në fillimin e sezonit.

Mendoj që kohëve të fundit nuk ka qenë plotësisht i përqendruar por tani është bërë edhe baba, prandaj mendoj se do kthehet me energji pozitive”, ka thënë mes tjerash Kohfeld.

/GazetaBlic/

06/04/2020 09:05

Rashica në formë katastrofale, asnjë gol në 14 ndeshje më 2020 në Bundesligë