Lajme

Stafi i Klinikës Infektive refuzon shtesat prej 60 eurove të ndara nga Qeveria: S’kemi nevojë për lëmoshë!

08/26/2021 16:45
nga:M K

Stafi i Klinikës Infektive ka refuzuar shtesat prej 60 euro që Qeveria i ka ndarë për ta.

Punëtorët e Klinikës Infektive i kanë dërguar letër Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me vendimin për ndarjen e këtyre shtesave për ta.

Ky staf ka thënë se refuzojnë këto shtesa, të cilat i quajnë lëmoshë dhe se në betimin e Hipokratit ata do të vazhdojnë të luftojnë kundër pandemisë.

Në mbledhjen e së mërkures, Qeveria vendosi që t’i ndajë 60 euro shtesa për punonjësit shëndetësorë, për muajt gusht, shtator dhe tetor.