Sporti

Stadiumi i ri një miliardësh i Chelseat rrezikon të mos ndërtohet, mbahet peng nga shtëpia e një familjeje (Foto)

01/12/2018 09:34
nga:E Sh

Chelsea ka në plan të ndërtojë një stadium të ri me kosto prej një miliard euro, por këto ambicie po mbahen peng nga shtëpia e familjes Crosthawaites, e cila gjendet fare pranë objektit të Stamford Bridge.

Ambiciet e pronarit të Chelseat, Roman Abramovich dhe realizimi i tyre për klubin gjithmonë kanë marr pak kohë të zbatohen.

Por, planet për një stadium të ri prej një miliard funtesh po mbahen peng nga një familje mbi të drejtën e tyre për të pasur dritë të mjaftueshme – dhe mungesa e ndriçimit në shtëpinë e tyre nuk përputhet me ndërtimin e “Stamford Bridge të ri”.

Stadiumi i ri është projektuar nga arkitektët Herzog dhe De Meuron

Crosthwaites kanë jetuar në vilën e tyre në perëndim të Londrës për 50 vjet me radhë dhe janë fare afër terrenit të skuadrës kampione të Ligës Premier, ku pothuajse mund të shkelmoni një top futboll nga pragu i tyre i derës.

Familja – e përbërë nga prindërit Lucinda dhe Nicolas, plus fëmijët Louis dhe Rose bënë ankesë në muajin maj për shkak të besimit të tyre se stadiumi i madh i ri me kapacitet prej 60 mijë vendesh do të hidhte një hije të përhershme mbi shtëpinë e tyre.

Shtëpia që po mban peng stadiumin e ri

Stadiumit të ri i është dhënë leja e planifikuar një vit më parë dhe është nënshkruar nga kryetari i bashkisë së Londrës, por Chelsea ka bërë thirrje këshillit lokal që të ndërhyjë dhe të përfitojë nga ligjet e planifikimit për të ndaluar urdhrin në mënyrë efektive duke i dhënë fund zhvillimit të planifikuar.

Këshilltarët Hammersmith dhe Fulham po takohen të hënën për të vendosur se çfarë do të ndodhë më pas.

 Abramovich zakonisht i realizon ëndrrat!

Miliarderi Abramovich është një njeri i cili zakonisht merr atë që dëshiron, por mosmarrëveshja tashmë ka vënë frenat në investimin e projektit dhe ekziston rreziku që stadiumi më i shtrenjtë në Evropë të mos ndërtohet.

Klubi i ka thënë këshillit lokal se puna nuk mund të vazhdojë, ndërkohë që ekziston rreziku që urdhri i ndalimit mund ta ndalë me sukses zhvillimin. Dhe këshilli thotë nëse nuk vepron për të ndihmuar Chelsean “zhvillimi nuk do të vazhdojë siç është propozuar”.

 Chelsea ka vetëm stadiumin e shtatë më të madh në Ligën Premier

Ndryshe, stadiumi aktual i Bluve ka vetëm 47 mijë vende dhe është vetëm stadiumi i shtatë më i madh në Ligën Premier. Në rast ndërtimi të stadiumit të ri, Chelsea do shfrytëzonte përkohësisht Wembleyn. /Telegrafi/

01/15/2018 16:45

Chelsea ka gati ‘bombën’ e merkatos, dëshiron transferimin e tret lojtarëve