Sporti

Sylvinho flet shqip, Gjimshiti ‘shkrihet’ së qeshuri

03/22/2024 10:39
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka fituar simpatinë e popullit shqiptar me punën e tij dhe sukseset e arritura.

Nën drejtimin e tij, kuqezinjtë siguruan pjesëmarrjen në ‘Euro 2024’, shkruan GazetaBlic Sport.

Duket se Sylvinho po i pëlqen shumë gjuha shqipe dhe ka provuar të shqiptonte disa fjalë gjatë konferencës para ndeshjes me Kilin.

Një fakt interesant është se kjo gjë dukej shumë interesante për kapitenin Gjimshiti, i cili nuk mund të mbante të qeshurën.

/GazetaBlic Sport/