Lajme

Kadrijaj: Jemi për sovranitet dhe integritet por jo në formën që ka zgjedh Albini, sa më parë që largohet nga qeverisja do jetë më mirë për Kosovën

09/04/2024 13:48
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të pranojë pyetje nga gazetarët, gjatë një vizite në Institutin Francez të Kosovës. Shefi i qeverisë u pyet lidhur me çështjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, por refuzoi të përgjigjet.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ku thotë se tani pasi jemi në vit zgjedhor Kurti, me veprime popullsite po mundohet me e mbajt elektoralin.

Ajo thotë se me këtë qeveri po përballemi me probleme të shumta dhe me dështime në çdo sektor.

“Në këtë qeveri po përballemi me probleme të shumta, një qeveri jo transparente me performancen ma të keqe, pa investime kapitale, deshtim në çdo sektor. E meqenëse jemi tash në vit zgjedhor po mundohet me veprime populliste me e mbajt elektoratin. Për këtë qeveri nuk ka rendësi shteti dhe as pasojat qe po ja sjell Kosovës me veprime të një anshme e të pa kordinuar as me opozitën e as me faktorin ndërkombëtarë”, tha ajo.

Tutje thotë se kjo qeveri ka arrit që ti largoj të gjithë aleatët tanë pasi që më nuk i besojnë kësaj qeverie.

Kadrijaj thekson se janë për sovranitet dhe integritet por jo në formën që ka zgjedhur Albini.

Sipas saj sa më parë që largohet kryeminsitri Kurti nga qeverijsa do të jetë më mirë për Kosovën.

“Kjo qeveri ka arrit që aleatët tonë ti largojë sepse si besojnë më kësaj qeverie. Ne jemi për sovranitet e integritet po jo me formen qysh e ka zgjedh Albini. Edhe për hapjen e Urës së Ibrit. Në një far forme pas pranimit të zajednicës po don me e legjitimu autonomin e pjesës veriore te mitrovicës Ne jemi vend i sanksionuar e ka zëra për sanksione të reja kjo falë Albinit. E kemi të bllokuar rrugën europiane. Sa ma parë që largohet nga qeverisja do jetë më mirë për Kosovë!”, përfundoi Kadrijaj për GazetaBlic.