• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shoqata e Gastronomëve: Ligji i duhanit të respektohet në qytetet tjera si në Prishtinë, këto janë propozimet e gastronomëve

10/29/2023 21:11
nga:N M

Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës thotë se kanë pasur disa takime me ministrin e Bujqësisë Faton Peci, e ku i janë propozuar disa ide se si mund që kafiteritë, baret dhe hotelet mund ta shfrytëzojnë një hapësirë për klientët e tyre për pirjen e duhanit, raporton Gazeta Blic.

Vranica thotë se për këtë çështje dhe telashet që kanë gastronomet për këtë çështje janë takuar edhe me komisionin parlamentar për Shëndetësi.

“Na kemi pas takim edhe komisionin parlamentar për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për duhanin i kemi bërë disa propozime tona. Kam pasur takim edhe me ministrin Peci, që ka marrë aksionin për kontrollin dhe ndalimin e duhanit, ka qenë që të ndryshohet ky ligj, që të bëhet një politikë që zbatimi i këtij ligji të jetë sa më në nivel, sepse tash po shohim se ka një disproporcion në atë kuptimin që zbatimi i ligjit të bëhet në të gjitha komunat e Kosovës, sepse ka një intervenim më të madh në kryeqytet, mirëpo në komunat më të vogla ka një prani më të vogël, rrjedhimisht gjendja në terren është ndryshe dhe dallon nga komuna në komunë”.

”Lidhur me këtë ne i kemi dhënë disa propozime. Propozimet tona kanë qenë se duhet të ketë hapësira të dedikuara ku lejohet duhani në ato hapësira në vendet e tjera në bazë të doktrinave që i kemi të hulumtuar, njihen si vende fumar dhe për këto hapësira paguhet një tarifë, e cila i takon këtë rast shtetit edhe tjerat të ndryshohet ndoshta aspekti i gjobave sa i përket personave fizik që konsumojnë duhanin sepse kemi raste të caktuara të shpeshta ku menaxherët dhe pronarët kanë tentuar ta ndalin duhanin dhe kanë bërë thirrje që të ndalet duhani, mirëpo përsëri personat fizik e kanë keqpërdor këtë gjë edhe çka mund të themi se gjobat janë shumë të ulëta nga 50 euro për personat fizik, ndërsa për pronarët janë shumë të larta. Ne mendojmë se për personat fizike duhet të rriten gjobat ashtu që të edukohen më shpejt shoqërinë dhe të jemi më të amortizuar në respektimin e këtij ligji. Momentalisht po dëmton shumë bizneset sepse nuk ka vullnet të gjithë anshëm që të respektohet ky ligj, rrjedhimisht duhet të jetësohen amendamentet ligjit për duhanin dhe të gjendet politikat e mira që të sublementohet edhe vet roli i inspektoratit që të jetë prezent në të gjitha pikat”, thotë ai.

Vranica thotë se ligji për kontrollin e duhanit duhet të respektuar nga të gjitha kafiterit në të gjitha komunat e Kosovës, meqë sipas tij nuk është fer që në disa pjesë të Prishtinës të ketë kontrolle të rrepta e gjoba të larta, e në disa komuna mos të prishet ‘tymi i duhanit’

“Nuk e di pse, të themi të drejtën ne jemi për të pasur ndryshim të barabarta për të gjitha bizneset, atëherë është jetike dhe e nevojshme sepse një praktik ose një politikë e mundëson që të gjitha bizneset të punojnë me barazi, atëherë edhe konkurrenca jo lojale është e pamundur, në momentin që ka konkurrenca jo lojale atëherë përfitojnë raste të tilla… biznese të cilat e shkelin ligjin dhe personat fizike që shkelin ligjin. Duhet të jenë më të baraspeshuara, përgjegjësitë e të gjithë palëve në mënyrë që të kompletohet zbatimi I këtij ligji, momentalisht nuk është kështu dhe gjendja është siç është në terren”, tha ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

”Ka pasur një kohë të gjatë një tolerancë e gjatë dhe kjo ka qenë e pa reflektuar në dispozitat ligjore e ka pruar gjendjen siç është tani dhe gjendja në terren është tjetër, mënyra se si operojnë bizneset edhe organizojnë hapësirat e tyre të jashtme dhe të brendshme është tjetër dhe ajo çka parashihet me ligj dhe me Udhëzim Administrativ të këtij ligji duhet që këto hapësira të ndryshohen ose ose lehen të mbyllura ose të hapura ashtu siç i parasheh ky ligj, ndërsa të krijohen edhe hapësira të tjera të veçanta që më vet vullnetin e personave që dëshirojnë të konsumojnë duhan të lejohet ajo me hapësira fumare, por për momentin nuk i kemi këto, duhet të ndryshohet amandamentohet ligji dhe të jetësohet një politikë që e lehtëson punën e të gjithëve do të thotë si atyre që merren me zbatimin e ligjit si gastronomëve në anën tjetër”, tha ai.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?