Sporti

13 vjet më parë, Ronaldo shënonte golin e parë në Ligën e Kampionëve

04/10/2020 12:55
nga:Mergim Rreci

Në natën kur Manchester United bëri histori evropiane me një nga fitoret më të thella në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur 7:1 Romën, Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë në karrierë në këtë kompeticion.

Edhe pse tashme kishte zhvilluar 30 ndeshje në këtë garë, yllit portugez iu desh të priste deri më 10 prill të vitit 2007 për golin e parë.

Gjithçka kishte filluar në atë natë magjike për Manchester United, dhe tani në vitin 2020, Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve, me 128 gola të shënuara.

Ndaj Romës, Ronaldo kishte shënuar dy gola, në minutat 44’ dhe 49′.

https://www.youtube.com/watch?v=ih5zfhuTlCA