Lajme

Abdixhiku publikon listën me emrat e kandidatëve për deputetë: Shkojmë drejt fitores me qetësi, me dije, me përkushtim

12/07/2025 18:56
nga:Genita C

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar listën zgjedhore të partisë për deputetët, duke e quajtur atë “listë e shpresës”, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se lista përbëhet nga njerëz me përvojë, profesionalizëm dhe energji të gjeneratës së re, të angazhuar për ndryshim të vërtetë, integritet dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Abdixhiku ka nënvizuar se kjo listë synon të rikthejë normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës dhe ka ftuar qytetarët të votojnë për shpresën më 28 dhjetor.