Drin Ymeri ka shkëlqyer me paraqitjet e tij tek skuadra e Vjosës në Ligën e Parë.
Sulmuesi Ymeri realizoi 14 gola dhe 4 asistime në edicionin e kaluar, duke dhënë sinjale të qarta që ka të ardhme të ndritur në futbollin kosovar.
Pikërisht, këtë gjë e dëshmoi në sezonin pasues, duke ‘shpërthyer’ para portës, me 21 gola dhe 5 asistime.
Kontrata e tij me skuadrën e Vjosës ka përfunduar dhe ‘GazetaBlic Sport’ mëson se ka shumë skuadra që janë afruar me oferta tek sulmuesi në fjalë.
Sipas të gjitha gjasave, Ymeri do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në edicionin që po vjen, atje ku pritet të vazhdojë ngritjen e tij profesionale në karrierë.
/GazetaBlic Sport/