Sporti

Mundësi e ‘artë’, Asllani titullar në një ndeshje shumë të rëndësishme për Interin

05/03/2025 10:13
nga:Mergim Rreci

Interi e zhvillon sonte një tjetër ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme.

Skuadra e Simone Inzaghit do të përballet me skuadrën e Veronas në Serie A, një ndeshje që ka rëndësi të madhe për ‘Neruazzurët’, në lidhje me garën për titullin kampion, shkruan GazetaBlic Sport.

Duhet cekur që pikët janë shumë të rëndësishme edhe për skuadrën mysafire, e cila është në garë të fortë mbijetese.

Lajm i mirë është se mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani do të luajë sonte nga minuta e parë, duke shpresuar për një paraqitje sa më pozitive.

Ja formacionet me të cilat pritet të luajnë dy skuadrat:

Inter (3-5-2): Josep Martinez; Bisseck, De Vrji, Carlos Augusto; Darmian, Frattesi, Asllani, Zielinski, Zalewski; Correa, Arnautovic.

Verona (3-4-1-2): Montipò; Daniliuc, Valentini, Frese; Tchatchoua, Serdar, Duda, Bradaric; Suslov; Sarr, Mosquera

/GazetaBlic Sport/