Lajme

Mjeket dhe profesoreshat nga Prishtina në përkrahje të numrit 48

12/11/2025 15:52
nga:Genita C

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij të thellë për zonjat e Prishtinës për mbështetje të jashtëzakonshme ndaj Lëvizjes dhe kandidaturës së tij.

Ai theksoi se zëri dhe mbështetja e tyre janë një forcë e madhe për ndryshimin që po bëjnë së bashku. Numrat 116 dhe 48 janë të rëndësishëm për këtë proces.

Postimi i plotë:

Me shumë mirënjohje e respekt për zonjat e Prishtinës, ju falënderoj për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, numri 116 dhe ndaj kandidaturës time me numrin 48.

Zëri dhe mbështetja juaj janë forcë e madhe për ndryshimin që po e bëjmë bashkë.

116-48