Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka organizuar darkë fundviti me strukturat e kësaj partie në Podujevë.
Kandidati për deputet nga LDK, Ekrem Hyseni, thotë se ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, ku salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë .
Hyseni tregon se Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë, për herë të parë ka 7 kandidatë që garojnë për deputetë.
Ndër të tjera ai thotë se nuk ka dyshim që në Llap jemi të parët.
Postimi i plotë:
Në një atmosferë të jashtëzakonshme, e me një prani tejet të madhe, ku salla ishte e vogël t’i zinte të gjithë së bashku me kryetarin e LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, me strukturat e partisë, anëtarë e sipmatizantë, sonte mbajtëm takim tonë tradicional, të fundvitit.
Shpreha falënderimin tim për njerëzit tanë besnik, për punën, angazhimin e përkushtimin e tyre.
Po kështu, i falënderova për mbështetjen e fuqishme që kam nga ta për ta bërë më të mirën të mundshme për shtëpinë tonë të përbashkët, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Çdo hap i bërë drejt rikthimit të madh të Lidhjes sonë, është i përbashkët. Është hap i dëshmisë së punës dhe përkushtimit të tyre.
Këtë vit, ky takim i yni është edhe më i rëndësishëm, ky përbashkim i yni është mesazhi më i fuqishëm se Lidhja jonë po riforcohet, po ringritet si një për të gjithë.
Sonte, gjithashtu prezantuam edhe kandidatët tanë për deputet.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë, falë besimit të madh të kryetarit Lumir Abdixhiku, për herë të parë ka 7 kandidatë që garojnë për deputetë.
Ky besim që na është dhënë, siç u dëshmua edhe sonte do të përkthehet në rezultat, të cilin do ta kthejmë në punë e projekte konkrete.
Nuk ka dyshim se në Llap jemi të parët.
Ne kemi listën më të mirë.
Kemi njerëzit më të mirë.
I kemi të përgatitur, që zërin e qytetarëve tanë ta përçojnë në Kuvend.
Prandaj, duhet mbështetja Juaj për secilin nga ta, në mënyrë që nesër secili nga ta të jap llogari para secilit prej Jush për besimin e dhënë.
Ne kërkojmë besimin tuaj, e besimi në LDK, nënkupton trajtim me dinjitet i mjekut, policit, ushtarit, zjarrëfikësit, bujkut. Pra, dinjitet për çdonjërin!
E kur secili trajtohet me dinjitet, shteti vëhet shërbim të të gjithëve, e jo të një klase a të një grupi.
Prandaj, programi ynë Rruga e Re, është programi më i besueshëm, më i realizueshëm, më i domosdoshëm. Sepse, është program që ka buruar nga Ju, nga kërkesat tuaja, është punuar nga ekspertët më të mirë që i ka vendi ynë, dhe është garanca më e fuqishme për zhvillimin ekonomik, për arsim cilësor, për shëndetësinë që kemi nevojë.
Besimi juaj sot, e bën realitet këtë program nesër.
Rruga e Re do të thotë dinjitet!
Rruga e Re do të thotë ndryshim.
E ndryshimin e bëjmë veç bashkë, bashkë me Ju e për Ju!