Lajme

Hamza prezanton listën e PDK-së: Mbi 50 emra të rinj dhe 37 gra në garën për Kuvend

12/07/2025 20:22
nga:Genita C

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka prezantuar listën e kandidatëve për Kuvend, duke e cilësuar atë si gjithëpërfshirëse dhe profesionale, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se lista përmban mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra, duke reflektuar energji të re dhe përfaqësim të fuqizuar.

Hamza tha se kjo përbërje tregon përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror, duke shtuar se PDK është e bashkuar për ta çuar Kosovën përpara.