Sporti

Pirlo refuzon postin e trajnerit tek Juventus U-23: Kam kërkesa nga jashtë nuk dua të nxitohem

03/29/2020 21:22
nga:Mergim Rreci

Dy kampionët e botës në vitin 2006, mesfushori Andrea Pirlo dhe mbrojtësi Fabio Cannavaro janë shfaqur në një video live në Instagram, ku ndër të tjera kanë folur për të ardhmen e Pirlos si trajner.

I pyetur nga ish-shoku i tij në Përfaqësuesen Italiane në lidhje me mundësinë e stërvitjes së Juventus U-23 në të ardhmen, Pirlo e mohoi direkt duke shtuar se ka patur shumë oferta nga jashtë.

“Jo. Shiko kam shumë oferta (qeshin të dy). Duke lënë anash shakatë, e kam bërë gati stafin, sepse ndoshta më kërkojnë jashtë më përpara. Barcelona po më pret (qesh përsëri). Kam patur oferta, por nuk dua të gaboj në lidhje me zgjedhjen e parë,” tha Pirlo,, përcjell GazetaBlic.

Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e ish-mesfushorit italian, mirëpo sipas të gjitha gjasave ai do të jetë trajner i njërës nga skuadrat e ëdha.