Sporti

Andrea Pirlo bëhet me skuadër të re

07/25/2025 09:50
nga:Mergim Rreci

Andrea Pirlo është trajner i ri i United FC, një klub në divizionin e dytë të Emirates me seli në Dubai.

Klubi aziatik e prezantoi trajnerin italian kështu: “Një legjendë e vërtetë merr drejtimin! Jemi krenarë të njoftojmë Andrea Pirlon si trajnerin e ri të United FC. Me vizionin, pasionin dhe mentalitetin e tij fitues, fillon një kapitull i ri. Mirë se vini në Dubai, Z. Pirlo!”, transmeton GazetaBlic Sport.

Pirlo ka udhëhequr disa skuadra deri më tash, por nuk ka arritur ende të lë gjurmë të mëdha, ashtu siç kishte bërë si lojtar.