Lajme

28 të lënduar në aksidente trafiku, mbi 1900 tiketa të shqiptuara veç në 24 orë

06/03/2025 10:18
nga:Y I

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar gjithsej 74 aksidente trafiku, prej të cilave 28 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 46 me dëme materiale.

Sipas raportit, policia e trafikut ka qenë aktive në terren, duke shqiptuar 1,906 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë shkelje në bazë të ligjit për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur gjithashtu se janë arrestuar 32 persona, 27 janë mbajtur në ndalim, ndërsa 2 persona janë vendosur në ndalim policor dhe 2 të tjerë kanë filluar vuajtjen e dënimit.

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion.