Sporti

Legia – Drita, ky është mesazhi emocionues i “Intelektualëve” para ndeshjes

09/24/2020 16:44
nga:Mergim Rreci

Klubi Futbollistik “Drita” do të luajë sonte ndeshjen e saj historike në Evropë.

Skuadra kampione do të ndeshet me Legia Varshavën e Polonisë, në kryqytetin polak, përcjell GazetaBlic.

Tifo-grupi i këtij qyteti “Intelektualët” kanë ardhur me një mesazh motivues për skuadrën e tyre para ndeshjes. Ata thanë se vetë arritja e skuadrës deri këtu ka suksesin e saj, por që natyrisht që mundësitë janë të mëdha që edhe kjo ndeshje të ftohet.

Ky është mesazhi i plotë i “Intelektualëve” para ndeshjes.

“Kalaja jonë është mbrojtur dinjitetshëm. Dëshira jonë për të parë krenarinë e qytetit sa më lartë, sot është një realitet i plotësuar!

Vet arritja deri në këtë fazë, nga Drita jonë e madhe do të thotë shumë. Krenaria dhe mburrja me këtë ekip është shumë e madhe, për gjithë angazhimin dhe sukseset që kanë shfaqur deri tani.

Por, asgjë nuk është e pamundur dhe ne edhe sonte presim të shohim dëshirën dhe pasionin e njëjtë tek djemtë tanë Bardhë e Kaltër. Besojmë se skuadra do të luftoj deri në fund, për të na nderuar sërish. Përkundër mungesës tonë fizike, jemi të bindur se sërish ne do jemi motivimi dhe arsyeja kryesore që Drita do shfaq maksimumin në çdo çast të ndeshjes.

Me kokën lartë në luftë përballë çdo vështirësie, të vetëm e pa ndihmën e askujt, ashtu si çdoherë. Përpara Drita.

TI lufto për ne, TI fito për ne, TI vet kurrë nuk je!”

Kalaja jonë është mbrojtur dinjitetshëm. Dëshira jonë për të parë krenarinë e qytetit sa më lartë, sot është një…

Publiée par Intelektualët 1998 sur Jeudi 24 septembre 2020