Sporti

Sport: Rey Manaj te Barcelona B

01/14/2020 08:58
nga:M K

Sulmuesi i Albactes, Rey Manaj sot pritet të zyrtarizohet ai futbollisti më i ri i Barcelonës B.

Të paktën kështu shkruan “Sport”, gazetë e afërt me katalunasit, përcjellë GazetaBlic.

Ish-futbollisti i Interit pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me klubin e dytë “blaugrana”, me shpresën se do ta shfrytëzojë në maksimum mundësinë që iu është ofruar.

Pavarësisht kësaj, ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen Barça B – Badalona të mërkurën pasdite.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sot ose nesër, kur Manaj do të zbarkojë në Estadi Johan Cruyff.

/GazetaBlic/