Sporti

S’po i besojnë më Onanas, Manchester United afër transferimit të Emiliano Martinez

08/31/2025 15:13
nga:Lorik J

Man United po punon fort në orët e fundit të merkatos për të përforcuar portën.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Man United po synon transferimin e Emiliano Martinez, përcjell GazetaBlic Sport.

Manchester United ka rënë dakord për kushtet personale me Emiliano Martínez dhe i është drejtuar Aston Villas për bisedimet rreth transferimit.

Orët e ardhshme do jenë vendimtare për të ardhmen e portierit kampion bote me Argjentinën.

/GazetaBlic Sport