Sporti

Spektakli i Messit kundër Nikaraguas

06/08/2019 11:52
nga:M K

Argjentina ka triumfuar me manita në miqësoren e zhvilluar në kuadër të “Copa America”, teksa ka mposhtur me shifrat 5-1 Nikaraguan.

Dopieta e të zakonshmit Mesi i dha avantazhin e dyfishtë që në pjesën e parë Argjentinës, ndërsa në fraksionin e dytë u aktivizuan dhe Paolo Dibala e Lautaro Martinez.

Pikërisht ky i fundit, njësoj si Mesi shënoi dopietë, me “ El Toron”, që duket mjaft në formë për turneun.

Gjithashtu, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Roberto Pereira në minutën e 81-të, për të çuar shifrat në 5-0.

Dhjetë minuta më vonë, në të 91-tën, pati kohë edhe për një gol nderi për Nikaraguan, të cilët shënuan me anë të Barrerës, me këtë të fundit që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

12/03/2019 14:22

Van Dijku ishte shumë afër “Topit të Artë”, mësoni diferencën e votave mes tij dhe Messit