Sporti

Spektakël sonte në Ligën e Kampionëve, ‘luftë’ e madhe në Grupin F

11/28/2023 08:00
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vjen sonte me ndeshje shumë të rëndësishme.

Interesant pritet të jetë sot në grupet E dhe F, atje ku po zhvillohet një garë e ‘ngushtë’ për dy vendet që sigurojnë kalimin tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Grupin F, katër skuadrat, Dortmund, PSG, Milan dhe Newcastle janë ende në garë, kurse sonte mund të vendosen shumë gjëra në ndeshjet e tyre direkte.

Milan dhe Borussia Dortmund do të përballen në ‘San Siro, kurse PSG dhe Newcastle në ‘Pard des Princes’.

Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato mes Barcelonës dhe Portos si dhe ajo mes Manchester City dhe Leipzig.

/GazetaBlic Sport/