Sporti

Spektakël në “Artemio Franchi”, Roma shënon fitore me aromë Champions’i

12/20/2019 22:47
nga:M K

Roma ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Fiorentina e Vicanzo Montellas.

Gjallorosët fituan pastër 1-4, për të shkuar kështu në kuotën e 35 pikëve dhe për t’i hyrë seriozisht garës për një vend që siguron zonën Champions, shkruan GazetaBlic.

Fiorentina ndërkaq vazhdon të mbetet në pjesën e poshtme të tabelës, ku momentalisht ka 17 pikë pas po aq xhirosh.

Dzeko, Pellegrini, Kolarov e Zaniolo realizuan për Romën, derisa Badelj shënoi golin e nderit për “violan”.

Xhiron e ardhshme, Fiorentina i shkon Bolognas në “Rennato d’All Ara”, derisa romakët do ta presin Torinon.

/GazetaBlic/

03/18/2020 22:30

Commisso: Kemi 8-10 të prekur, 3 janë të shtruar në spital!