Sporti

Spektakël i madh të shtunën, ‘Torcida’ paralajmëron udhëtim masiv në Vushtrri

10/28/2025 16:21
nga:Mergim Rreci

Të shtunën, me fillim nga ora 13:00, Vushtrria dhe Trepça, takohen në Ligën e Parë.

Përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë dhuruar rivalitet ndër vite, ashtu siç pritet të jetë edhe kësaj here, shkruan GazetaBlic Sport.

Më interesante këtë ndeshje pritet ta bëjë edhe atmosfera në tribuna, atje ku do të kemi dy tifo-grupe, ‘Forcën’ dhe ‘Torcidën’.

Mysafirët nga Mitrovica, kanë paralajmëruar se do të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Ferki Aliu’, duke paralajmëruar spektakël.

Kujtojmë që marrëdhëniet mes dy tifogrupeve nuk janë aspak të mira.