Euro2024

Spanjë fantastike dhe plot rekorde, Yamal “parakalon” legjendën Pele

07/10/2024 09:55
nga:Mergim Rreci

Sfidë që Seleçao e fituan 5-2 kundër Francës, për të përsëritur më pas të njëjtin rezultat në triumfin përballë Suedisë në finalen e madhe. Me brazilianin e papërsëritshëm që ndëshkonte tri herë francezët dhe dy herë vendasit.

Po ndaj “Gjelave” erdhi edhe rekordi i “yllit” të Barcelonës. Lamine Yamal ndodhet në ëndërr dhe tashmë nevojitet një sforco e fundit të dielën e 14 korrikut në Berlin për ta kthyer në kryevepër këtë moment magjik.

Ndërkohë, Jesus Navas, i cili zhvilloi një ndeshje të madhe pavarësisht shumë viteve mbi supe, u bë gjysmëfinalisti më i vjetër në një Europian apo Botëror. Mbrojtësi i djathtë, i cili kundër Mbappesë nuk e ndjeu aspak peshën e moshës, feston 39-vjetorin në datën 21 nëntor.

Gjithashtu ai u bë spanjolli i parë dhe i vetëm në histori që do të luajë finalen e katërt me kombëtaren iberike!

Rekord edhe për skuadrën e drejtuar nga Luis De la Fuente. La Roja shndërrohet në skuadrën e parë finaliste të një Europiani që i ka fituar të gjashta takimet e mëparshme të kompeticionit.