Sporti

Spanjë: Ancelotti akuzohet për evazion fiskal

06/23/2020 19:41
nga:M K

Ish-trajneri i Milanit e Real Madridit, Carlo Ancelotti po përballet me akuza për evazion fiskal.

Në një prononcim për mediat angleze, ka thënë se kjo tashmë nuk është ndonjë çudi, pasi shumë futbollistë e zyrtarë të tjerë sportivë veçse janë përballur me këso akuzash, përcjell GazetaBlic.

“Është një diskutim i hapur dhe në Spanjë ka pasur shumë trajnerë e lojtarë me probleme të njëjta.

Kam autorizuar avokatët e mi që të merren me këtë çështje, por jam i qetë dhe besoj te ekspertët”, tha mes tjerash Ancelotti.

Italiani akuzohet për largim nga tatimi përgjatë periudhës 2013-2015, kur ishte shef i shtabit teknik të galaktikëve.

/GazetaBlic/

05/02/2020 21:45

Ancelotti për Rangnick: Kam dëgjuar se është i dashuruar pas Milanit të Sacchit, nuk ia njoh filozofinë