Sporti

Spanja U21 kualifikohet tutje, Italia nën mëshirën e fatit … dhe të duelit Rumani – Francë

06/22/2019 23:31
nga:M K

Ka marrë fund faza e grupeve e raundit kualifikues në grupin A në kuadër të kampionatit evropian për të rinj, që po mbahet në Poloni.

Pikërisht, kombëtaren vendase, Spanja e ka mposhtur bindshëm me rezultat 5-0, për ta siguruar kështu kualifikimin tutje, shkruan GazetaBlic.

Interesant është fakti se të trija skuadrat kanë nga gjashta pikë, por “Furija e Kuqe” kalon në raundin tjetër falë golaverazhit.

Italia ndërkaq, ka edhe pak shpresa, megjithëse të vogla. “Azzurini”, siç njihen ndryshe italianët e rinj, duhet të shpresojnë në çfarëdo fitoreje të Rumanisë ndaj Francës, ose fitore të “Tre kolorëve” ndaj Rumanisë me diferencë prej tre golash.

Por, jo vetëm kaq, pasi edhe ndeshjet e grupit B janë vendimtare. Pra, Austria dhe Danimarka nuk duhet të fitojnë me më shumë se dy gola diferencë, e që në praktikë, në përgjithëse, kombëtarja nga Apeninet do ta ketë të vështirë kualifikimin tutje.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat nesër, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/31/2019 19:07

​Napoli mposht Milanin në luftën për talentin spanjoll