Lajme

Spanja tërheq urdhërarrestin për Puigdemontin

12/05/2017 12:35
nga:M H

Një gjykatës spanjoll ka tërhequr urdhërarrestin ndërkombëtar për ish-udhëheqësin e Katalonjës, Carles Puigdemont, dhe katër ministra të tjerë.

Ata kanë ikur në Belgjikë një muaj më parë, pasi kanë shpallur pavarësinë e njëanshme të Katalonjës.

Shpallja e pavarësisë ka pasuar një referendum që është cilësuar i paligjshëm nga Gjykata Supreme e Spanjës.

Gjykatësi tha se ministrat vazhdojnë të përballen me akuza të mundshme për rebelim ndaj shtetit, porse kanë treguar gatishmëri për t’u kthyer në Spanjë përpara zgjedhjeve rajonale, më 21 dhjetor.

Të hënën, gjashtë ministra të tjerë janë liruar me kusht nga një burg pranë Madridit.

Dy të tjerë, përfshirë ish-nënpresidentin e Katalonjës, mbeten në paraburgim.

12/15/2017 09:04

Tre persona humbin jetën gjatë një shkëmbimi zjarri në lindje të Spanjës