Sporti

Spanja shkarkon Lopeteguin, ky është reagimi i Ramos

06/13/2018 15:27
nga:Lorik J

Julen Lopetegui u largua nga detyra si selektor i Spanjës, pas lajmit për angazhim si trajner i ri në Real Madrid pas Kampionatit botëror 2018.

Sergio Ramos ka reaguar pas shkarkimit të selektorit Julen Lopetegui nga ekipi i Spanjës.

Lopetegui u largua nga detyra pas lajmit për angazhim si trajner i ri në Real Madrid pas Kampionatit botëror 2018.

Kapiteni Ramos ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale, përcjell lajmi.net.

“Tani, sot dhe nesër, së bashku”, shkroi Ramos.