Euro2024

“Spanja favoriti kryesor – Austria ishte befasia e madhe” – Trajneri kosovar, Gani Sejdiu parashikon çerekfinalistët e Euro 2024

06/27/2024 12:22
nga:E K

Faza e grupeve në Kampionatin Evropian mbaroi dje, aty ku u mësuan edhe skuadrat e fundit që fituan ‘biletën’ për fazën eliminuese të Euro 2024.

Shumë gola, emocione, befasi dhe rekorde të thyera, përcollën fazën e parë të turneut më të madh të Kontinentit të Vjetër që po mbahet në Gjermani, shkruan GazetaBlic Sport.

Spanja, Gjeorgjia, Gjermania, Danimarka, Portugalia, Sllovenia, Franca, Belgjika, Anglia, Sllovakia, Rumania, Holanda, Austria, Turqia, Italia dhe Zvicra janë kombëtaret që do të përballen mes tyre për një vend në çerekfinalet të kësaj gare.

Trajneri kosovar, Gani Sejdiu në një prononcim për GazetaBlic Sport, komentoi fazën e grupeve ku tha se u befasua për të keq nga paraqitjet e Anglisë, kurse befasia për të mirë për trajnerin kosovar ishte Austria.

Tutje ai parashikoi edhe skuadrat që kalojnë në çerekfinale.

Këto janë parashikimet e tij:

Spanja, Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Holanda, Austria, Zvicra.

/GazetaBlic Sport/