Lajme

Spanja aprovon bursat për studime për studentët kosovar

06/26/2019 16:27
nga:Gazeta Blic

Për herë të parë nënshkruhet marrëveshje për shkëmbim të studentëve kosovar me bursa të plota në Spanjë.

Marrëveshje kjo falë bashkëpunimit të Kolegjit Universum me dy universitete prestigjoze nga Spanja University of Santiago de Compostela dhe Universidad de Valladolid.

Pra tani studentët e Kolegjit Universum kanë mundësinë të studiojnë për një semestër me bursë të plotë në Spanjë në University of Santiago de Compostela dhe Universidad de Valladolid. Aplikimet kanë filluar, regjistrohu këtu https://bit.ly/2HuMame eksploro Evropën gjatë studimeve.

University of Santiago de Compostela është universitet publik i vendosur në qytetin e Santiago de Compostela, Galicia, një nga universitetet më të vjetra në botë. Poashtu Universidad de Valladolid është universitet publik në qytetin e Valladolidit, i themeluar qysh në shekullin e 13-të, është një nga universitetet më të vjetra në botë.

Secili studentë i Kolegjit Universum përfiton shkollim falas,950 euro kompenzim mujor dhe 360 euro kompenzim për shpenzime të transportit. Vlera totale e bursës qpër secilin student është 6,060 euro/semester.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 108 studentë të Kolegjit Universum dhe 83 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi. Apliko edhe ti https://bit.ly/2HuMame

Për informata shtesë kontakto Zyrën e Projekteve Ndërkombëtare të Kolegjit Universum [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.