Sporti

Spalletti e nis me fitore aventurën te Interi (Video)

07/09/2017 19:39
nga:M H

Interi ka fituar 2:1 ndaj Wattens në sfidën e parë përgatitore për sezonin e ri 2017/18.
Luciano Spalletti e ka nisur me fitore aventurën te Interi, pasi e mposhti 2:1 në miqësoren e parë skuadrën e Wattens.

Andrea Pinamonti (27’) dhe Matteo Rover (86’) shënuan për Interin, derisa për Wattens shënoi Simon Zangerl (74’).

Interi luajti këtë miqësore me lojtar të rinj. Shumica prej tyre ishin nga akademia e Zi Kaltërve, derisa luajtën edhe Samir Handanovic, Miranda, Jeison Murillo, Andrea Ranocchia, Biabiany e Geoffrey Kondogbia. Debutoi i riu që transferoi këtë verë, Jens Odgaard.

 

08/23/2018 09:54

Inter nënshkruan me këtë mbrojtës