Euro2024

Spalletti: Besuam deri në fund, futbolli i tillë është!

06/25/2024 14:30
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti komentoi pas barazimit 1-1 ndaj Kroacisë, nga e cila skuadra e tij u kualifikua në raundin tjetër të EURO 2024 si forcë e dytë e Grupit A me 4 pikë, se italianët besuan deri në sekondën e fundit.

Më tej ai shtoi se futbolli është i tillë dhe se ka momente të tilla kulminante.

“Ne e besuam deri në sekondën e fundit, futbolli është kështu. Ka momente që kthehen në shumë kulminante, siç ka edhe momente të vështira”-theksoi Spalletti.