Lajme

Spahiu për adresimin e Osmanit: Lëvizje politike mirë e kalkuluar

11/21/2024 23:47
nga:G B

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur për adresimin e presidentes Vjosa Osmani sot në Kuvend.

Ai këtë e quati si një lëvizje politike të kalkuluar mirë si dhe komentoi edhe deklaratat e presidentes, drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

“Është një lëvizje politike mirë e kalkuluar, sepse jemi në fushatë zgjedhore dhe ajo duke goditur kryeministrin Kurti, llogarit që të përdoret nga opozita si një mjet për ta goditur Kurtin, sepse tani opozita nuk është në garë me Osmanin, është në garë me Kurtin dhe opozitës natyrisht që i leverdisë që të përdorë çdo mjet për ta goditur Kurtin”.

“Në këtë betejë, tani ata mund t’i referohen edhe presidentes dhe duke iu referuar asaj, natyrisht se e ngrejnë autoritetin e saj, gjë të cilën përpiqet ta shfrytëzojë këtë për rejtingun e saj për zgjedhjet, kur do të bëhet zgjedhja e presidentes”, u shpreh ai.