Lajme

Spahiu: Pas Samitit të Sofjes, do të kemi përgjigjen se cila do të jetë dinamika drejt integrimit plotë në BE

05/16/2018 20:52
nga:D.I

Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu ka folur në lidhje me Samitin e Sofjes.

Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se pas këtij Samiti, pret që të artikulohet një qëndrim i përbashkët i vendeve të Bashkimit Evropian ndaj gjashtë vendeve të Ballkanit.

“Pres që të artikulohet një qëndrim i përbashkët i vendeve të Bashkimit Evropian karshi gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimorë. Këto gjashtë vende të Ballkanit Perëndimore janë me afër 20 milionë banorë që i bie më pak se sa gjysma e Polonisë, por zënë një pozitë gjeostrategjike në Evropë e cila është shumë e rëndësishme për të”, ka deklaruar Spahiu.

Sipas tij, problematik del të jetë inkuadrimi i këtyre shteteve në Bashkim Evropain.

“Problematike është se janë disa vende të vogla por në anën tjetër kanë diferencë të mëdha në mes të gatishmërisë së tyre për tu inkuadruar në Bashkimin Evropian që është shumë problematike se a i paguhet më shumë Bashkimit Evropian që t’i pranojë të gjitha së bashku në të njëjtën kohë apo me i pranu veç e veç në bazë të plotësimit të kritereve që janë parashtruar prej këtyre vendeve”, ka thënë ai.

Tutje, Spahiu ka thënë se nga ky Samit pret që të merret një përgjigje, se, cilat dinamika duhen përdorur deri në anëtarimin e plotë në BE.

“Besoj që në Samitin e Sofjes do të merret një përgjigje në lidhur me atë, se si do të veprohet më tej dhe cilat dinamika do të përdorën deri në integrimin e plotë në Bashkimin Evropian”, tha ai për “Gazeta Blic”.

Nexhmedin Saphiu

Ndryshe, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka arritur në Sofje, në hotelin ku shteti bullgar ka akomoduar shumicën e liderëve të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Samiti i BE-së dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nisë punimet nesër dhe pjesë e tij janë pothuajse të gjithë liderët e 28 shteteve anëtare të BE-së dhe liderët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi, i cili e kryeson delegacionin kosovar, në margjina të këtij samiti pritet të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë shtetërorë të vendeve të Bashkimit Evropian, kurse nesër pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror që organizohet në Sofje.

Në të kaluarën, në samite përafërsisht të kësaj natyre, Kosova ishte prezantuar nga shefat e UNMIK-ut.
Në Samitin e Zagrebit në vitin 2000, Kosova ishte përfaqësuar nga Bernard Kouchner, kurse në Samitin e Selanikut nga Michael Steiner.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit po konsiderohet si historike./GazetaBlic

10/20/2018 20:55

Flasin nga BE, ja kur pritet të ndodhë takimi i radhës Thaçi- Vuçiq