Uncategorized

Spahiu: Interesi i Kosovës nga Serbia është njohja dhe kjo ka çmimin e saj

06/28/2018 19:09
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se edhe Kosova edhe Serbia kanë interes që të dialogojnë në Bruksel.

“Interesi i Kosovës për dialog me Beogradin është për njohjen e pavarësisë, kurse Serbia në këmbim të njohjes ta nxjerr një çmim që të ketë sa më shumë ndikim në shtetin e Kosovës, ndikim rajonal dhe ndërkombëtar”, ka thënë Spahiu, njofton Klan Kosova.

“Në këtë proces Serbia shtron kushtet e veta, e cila është një çmim: çka nëse unë të njoh, cili do të jetë ndikimi im, pozicioni i serbëve në Kosovë?”.

“Interesi i shoqërisë kosovare është që të akomodojë komunitetin serb”.

Nëse ka popullsi të pakënaqur brenda Kosovës, sipas Spahiut, s’mund të ketë as shumicë të kënaqur.

“Argument i komuniteti serb është dallimi kulturor që nuk thuhet në mënyrë publike që nuk përmendet. Por në fakt atë e përmendin para negociesve ndërkombëtarë”.

11/13/2019 16:03

Trajneri i Çekisë shpreson për fitore në ndeshjen me Kosovën