Lajme

Spahiu: Albin Kurti duhet me e ulë pazarin me i ba 61 vota!

05/29/2025 18:08
nga:Y I

Ka dështuar sot për herë të 23-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari propozoi sërish komision për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit, që nuk i mori votat e nevojshme.

55 deputetë votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.Seanca u ndërpre, për të vazhduar pas 48 orësh, më 31 maj ditën e shtunë.

Në lidhje me krizën dhe ngërçin institucional të krijuar ka folur për “Gazeta Blic” profesori universitar, Nexhmedin spahiu.

Spahiu tha se kryetari i VV-së, Albin Kurti, duhet t;a ‘ulë pazarin e me i ba 61 vota’.

Ai tha se nuk ka zgjidhje tjetë realiste në këtë situatë.

“Albin Kurti duhet me e ulë pazarin e me i ba 61 vota. Nuk ka zgjidhje tjetër realiste” tha Spahiu shkurt për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

23 dështime – vazhdon bllokada në kuvend, vetëm 55 deputetë pro votimit të fshehtë